Author: G. R.

Sot në vendin tonë, pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme, që me kalimin e kohës do të vijnë duke u pakësuarar. Temperaturat do të sillen në mes 11 e 26 gradë Celsius. Nesër, dita do të fillojë me vranësira kalimtare, të cilat me kalimin e kohës do të vijnë duke u tërhequr, kështu pjesa më madhe e ditës do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat do të shënojnë ngritje, ato do të sillen në mes 13 e  28 gradë Celsius.

Read More

Çdo vit më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën botërore pa duhan, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rreziqet nga përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij. Kjo ditë në Kosovë do të shënohet nga IKSHPK-ja me moton: “Duhani – kërcënim për mjedisin tonë”, duke potencuar faktin që gjatë tërë ciklit jetësor, duhani ndot planetin dhe dëmton shëndetin e njerëzve. Duhani është një faktor kryesor risku për sëmundjet jo-ngjitëse, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabeti. Përfitimet e lënies së…

Read More

Bo Hopkins, i njohur për rolet e tij në “American Graffiti”, “The Wild Bunch” dhe “Midnight Express” vdi’q të shtunën. Ai u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare. Administruesit e faqes së tij zyrtare e konfirmuan vdekjen e tij ne anë të një postimi: “Me pikëllim të madh njoftojmë se Bo ka ndërruar jetë.

Read More

Si rrallë herë, Balaj ka postuar një fotografi nga luku i saj në mbrëmjen e maturës. Me flokë të shkurta, një fustan që i zbulonte këmbën dhe me dekolte të hapur, vihet re se stili i saj ka qenë i tillë që në moshën 18 vjeçare. Unike dhe në formë të mirë, artistja zbuloi tutje se ajo i ka bërë e vetme modelin e tillë të flokëve, thonjtë si dhe grimin, duke theksuar se ishte hera e parë për të, por ja që ia kishe dalë.

Read More

Reaksionet e shkrirjes Tokamak mund të prodhojnë shumë më tepër energji sesa mendohej më parë, sipas një studimi të fizikanëve të udhëhequr nga Dr. Paolo Ritchie i Qendrës Zvicerane të Plazmës në Lozanë, botuar në revistën Physical Review Letters. Në studim, fizikanët rishikuan të ashtuquajturat Ligji i Greenwald, një nga parimet në themel të kërkimit të plazmës dhe shkrirjes gjatë 34 viteve të fundit. Kjo mund të ndikojë gjithashtu në zhvillimin e projektit ITER (International Thermonuclear Experimental Reactor), i cili synon të marrë përsipër prodhimin e energjisë së shkrirjes. ITER, me vlerë rreth 22 miliardë euro, është sot projekti më…

Read More

E njohur për publikun si Kida, artistja e mirënjohur shfaqet gjithnjë unike. Me stil dhe asnjëherë në gardërobë të njëjtë, Orihidea Latifi, e dëshmoi këtë herë se është mjaft luksoze. Veshja e saj e fundit ku u shfaq në të verdhë kap vlerën plotë 86 mijë euro, shkruan “Kosovarja”. Këtë e zbuloi faqja e njohur “ShqipClosed”, e cila ka postuar çmimin edhe të veshmbathjeve si dhe aksesorëve që arriti shifrën e lartpërmendur.

Read More

Dy persona të armatosur dyshohet se kanë grabitur disa kabllo rryme në termocentralin “Kosova A”, sot rreth orës 03:00. Zëdhënësi i poli\cisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e ka konfirmuar rastin. “Polici\a ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy të dyshuar të arm\atosur të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet”. Borovci gjithashtu ka thënë se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe…

Read More

Artistët shqiptarë kanë edhe miqësi me njëri-tjetrin. E së fundi tri artiste shqiptare kanë nisur edhe pushimet bashkë. Bëhet fjalë për Big Mamën, Tunën dhe Adelina Tahirin. Nga atje kanë sjellë pamje së bashku. Madje Big Mama, në njërën storje me shaka shprehet se “Big Brother” i vërtetë ka nisur aty.

Read More

Instagrami po bën një “freskim vizual” – përkatësisht po ndryshon logon dhe fontin e shkronjave si dhe shpërndarjen e reklamave nëpër tërë ekranin. Siç kanë bërë të ditur nga kjo kompani, dizajni i ri e vë përmbajtjen në qendër me fokus të veçantë – thjeshtësinë. Gjatë dizajnimit qëllimi ishte që fonti të jetë në aspektin global i qasshëm, dhe një gjë e tillë është arritur falë partnerit me ekspertë të gjuhës nga e mbarë bota. Madje kjo lëvizje nga Instagram është paralajmëruar kohë më parë, dhe tani mbetet të shihet se si do të pritet nga përdoruesit e kësaj platforme.

Read More

Ka disa javë që reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka paralajmëruar që do të mbajë një koncert madhështor në Shqipëri. Për të gjithë fansat e flaktë të cilët po e presin me padurim këtë, ne kemi një lajm të mirë. Burime të Indeksonline të afërta me reperin kanë zbuluar se koncerti do të mbahet me datë 14 gusht, ku përveç reperit aty do të performojnë edhe emra të njohur vendor si dhe internacional. Pra, bëhuni gati, sepse diçka e madhe po “gatuhet” nga reperi.

Read More