Author: G. R.

Përdoruesit e rrjeteve sociale shpenzojnë mesatarisht dy orë e 27 minuta në ditë duke komunikuar dhe duke kërkuar përmbajtje, sipas një sondazhi të Global Web Index. Rreth 58,4 për qind e popullsisë së botës, ose 4,62 miliardë njerëz, përdorin rrjetet sociale, nga të cilat 424 milionë përdorues të rinj janë regjistruar vitin e kaluar, transmeton portal arbresh.info Gratë janë në pakicë kur bëhet fjalë për përdorimin e rrjeteve sociale dhe përbëjnë 46.1 për qind të përdoruesve, krahasuar me 53.9 për qind të meshkujve. Facebook vazhdon të mbetet rrjeti më i popullarizuar, ndërsa YouTube dhe Vocap janë në vendin e dytë…

Read More

Këngëtari Butrint Imeri është parë sot me shoqërinë e një vajze. E përpos hiteve të ndryshme që ai i krijon, shpesh bëhet edhe subjekt i mediave për lidhjet e tij të dashurisë. Në adresë të Gazetës Express ka ardhur një fotografi ku shihet Butrinti bashkë me një vajzë zeshkane. Emri i vajzës nuk dihet por aty ajo shihet me sy të mbyllur dhe ka të vënë një qafore dhe vath si aksesorë. Butrinti në anën tjetër shihet i buzëqeshur para saj, teksa fansat janë në pritje të projekteve të tij të reja që sigurisht do të dalim.

Read More

Shakira ka konfirmuar ndarjen nga futbollisti spanjoll, Gerard Pique. Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj futbollist, 35 vjeç, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku. Në deklaratën e Shakirës thuhej: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.” Në media pati zëra se Pique e tradhëtoi Shakirën, mirëpo këto raportime nuk janë konfirmuar.

Read More

Janë bërë katër vite që kur Tayna debutoi në treg me këngën “Columbiana”. Ky duet me reperin Don Phenom rezultoi një sukses i vërtetë. Gjatë këtyre viteve, Tayna solli një sërë hitesh, solo dhe bashkëpunime. Së fundmi, ajo ka publikuar një video, ku thotë se ndihet krenare për arritjet “Vetëm katër vite karrierë dhe ndihem sikur e kam bërë këtë gjë përgjithmonë. Jam shumë mirënjohëse për secilin prej jush. Jam krenare për veten time që nuk jam dorëzuar asnjëherë, për femrën që jam bërë sot dhe më e rëndësishmja, për shpirtin e pastër pavarësisht të gjithave”, ka shkruar ajo. Aktualisht,…

Read More

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë në kuadër të kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve. Për dy ekipet përfaqësuese kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup, teksa të dyja e nisën me fitore. Kosova mori tri pikë në udhëtim te Qipro pas fitores 0-2, derisa grekët triumfuan në udhëtim te Irlanda me rezultat 1-0. Ekipa e grekëve tanimë janë nisur drejt Prishtinës dhe ka qenë faqja zyrtare e Federatës që ka njoftuar për një gjë të tillë. Grekët do të mbajnë një stërvitje në stadiumin Fadil Vokrri para duelit të nesërm që zhvillohet me…

Read More

Nga 6 deri më 9 qershor, do të organizohet Java e Krenarisë 2022 në Kosovë, ka njoftuar grupi organizativ i “Prishtina Ride”. Edicioni i gjashtë i Javës së Krenarisë do të vijë me sloganin “Edhe n’shtet, edhe n’shpi”. Në këto ditë, sipas njoftimit, përmes diskutimeve, ekspozitave artistike, aksioneve rrugore, festave e protestave, do të bëhen bashkë personat queer dhe aleatët “për të treguar se janë qytetarë të këtij shteti e pjesë e çdo familjeje kosovare”. Sipas organizatorëve, slogani pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, edhe në familje. “Në një vend ku shoqëria dhe familja…

Read More

Një nga çiftet e spikatura të Për’puthen në edicionin e sivjetëm janë Mikela dhe Erioni. Ata dolën çift nga Përputhen ku dukeshin mjaft të dashuruar, aq sa Erjoni i dedikoi edhe këngë “Dashuria”, e nuk lanë intervistë pa shkuar bashkë. Por mesa duket kaq ishte. Erjoni dhe Mikela kanë fshirë çdo postim që kishin bashkë në Instagram, ndonse ende e ndjekin njëri tjetrin. Ndoshta ka ndodhur një krisje, ose ndarje mes tyre gjithësesi mbetet për tu parë. Zakonisht asnjë nga çiftet e Përputhen nuk i kanë rezistuar kohës, të gjithë janë ndarë. Epo tani, jo çdo gjë zgjat përgjithmonë!

Read More

Shqipëria këtë u përfaqësua nga Ronela Hajati në “Eurovision 2022”. “Sekret”, nga Ronela nuk arriti të prekë finalen e këtij festivali. Ishte performanca e këngëtares që u komentua jashtëzakonisht shumë. E kishte edhe nga ata që thonin se ishte pikërisht ky detaj që e penalizoi këngëtaren. Rreth perfomancës së Ronelës në “Eurovision” ka diçka për të thënë edhe ish i dashuri i saj, Young Zerka. Më poshtë mund të gjeni përgjigjen e Zerkës: https://www.youtube.com/watch?v=bMYM3qKXkdQ&feature=emb_err_woyt

Read More

Sinan Vllasaliu ka lansuar projektin e ri „E du Prishtinën“. E kush më mirë do i këndonte Prishtinës? Me tekst e muzikë të Ilir Beranit, Vllasaliu ndër vargje I këndon mallit të atyre që janë larg vendit të tyre. Bagazhi artistik i Vllasaliut përmban edhe një numër të madh këngësh për vendlindjen, përpos “E du Prishtinën”. “Kur u ktheva prej gurbeti”, “Shpija e babes“, „Plagët e lirisë“, janë vetëm disa nga këngët më të pëlqyera të artistit. https://www.youtube.com/watch?v=4k2srCuWdwU&feature=emb_title

Read More

Nëse zgjoheni rregullisht në orën 3 ose 4 të mëngjesit, nuk jeni të vetëm. Kjo është një dukuri e raportuar nga rreth 1 në 3 njerëz, dhe ndoshta më shumë që nga fillimi i pandemisë sëCovid-19. Sipas ekspertëve të gjumit, ajo lidhet me stresin, edhe pse jo drejtpërdrejt. “Të qenit i stresuar, nuk na bën të zgjohemi më shumë gjatë natës, por na bën më të vetëdijshëm se do të ndodhë diçka e tillë”-thotë Greg Marrej, drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor Suinbërn në Universitetin e Teknologjisë në Australi. “Në fakt ne zgjohemi shumë herë çdo natë, dhe gjumi i…

Read More