Autor: G. R.

Dy helikopterë britanikë Merlin kryen fluturime sot mbi Tiranë, si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në fushën e mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur në Facebook se vizita e Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar britanik tregon se Shqipëria është një partnere solide e Britanisë së Madhe dhe aleatëve të NATO-s në rrugën drejt sigurisë dhe zhvillimit.

Read More

Një vit më parë, Bruno Pollogatit gjatë qëndrimit në Big Brother Kosova, iu kumtua lajmi se gjyshja e tij ka ndërruar jetë. Ditën e sotme, Bruno e ka kujtuar në një vjetorin e vdekjes së saj. “Një vit pa ty, më mungon shumë e shtrenjta ime,” shkroi Bruno në një postim ku ndau një fotografi krah gjyshes.

Read More

Ka përfunduar ceremonia e varrimit të 18 vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. I riu vdiq pasi pasi nuk i përballoi plagëve të mëdha nga goditja me veturë dhe rrahja nga disa persona. Rasti i tij ka nxitur reagime të shumta në publik. Të gjithë njëzëri kanë kërkuar dënimin meritor për kryesit e kësaj vepre.

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë promovimin e librit “Pushteti dhe intelektualiteti” në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova. Botimi i librit është bërë nga Fondacioni “Ibrahim Rugova, ndërsa Abdixhiku në këtë rast ka thënë se libri ka të bëjë me mendimin politik, letrar e kulturor të Ibrahim Rugovës. Me anë të një postimi në Facebook, lideri i LDK-së ka theksuar se Rugova ishte një epokë dhe pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale dhe një trashëgimi politike, me rezultate të papërsëritshme e monumentale. Mes tjerash, ai bërë të ditur se ka bërë…

Read More

Arteriet janë kanale, të cilat kanë një funksion shumë të rëndësishëm për zemrën, duke e dërguar gjakun me oksigjen në zemër dhe duke e hequr gjakun që përmban dioksid karboni. Mirëpo në rastet kur arteriet janë të bllokuara nga yndyra apo kolesteroli, gjaku nuk mund të qarkullojë mirë dhe si pasojë bllokohen arteriet dhe shkaktohen sëmundje të ndryshme kardiovaskulare. Disa nga produktet natyrale, sipas këshillës që e transmeton Gazeta Shqiptare, që mund t’i përdorni çdo ditë për të zhbllokuar arteriet dhe për të ruajtur shëndetin e zemrës janë: Vaji i ullirit – përbëhet nga yndyra të shëndetshme, të cilat kanë…

Read More

Ndonëse një insekt i vogël, relativisht i padëmshëm, nga morri i kokës frikësohen shumë prindërit e fëmijët e vegjël. Është e kuptueshme: të kesh insekte që fshihen në flokët tuaj është shqetësuese. Deri në momentin që do të përfundoni së lexuari këtë artikull, me siguri do të ndjeni ndjesi shpimi gjilpërash në lëkurën e kokës dhe një dëshirë të papritur për të kruar. Gjashtë deri në 12 milionë fëmijë të moshës 3 deri në 11 vjeç marrin morra çdo vit, sipas vlerësimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA. Gazetarja e “New York Times”, Elizabeth Passarella, ka…

Read More

Analisti Ilir Kulla është shprehur se 19-vjeçari Xhuliano Prenga, i cili ekzekutoi mafiozin më të madh të Irakut, Mustafa Aljiburi, rrezikon të vritet në burg nga ish-anëtarët e ISIS, pasi është katolik, por edhe nga pjesëtarë të grupit të mafiozit nga Bagdati. Komentet Kulla i bëri në Euronews Albania, ku tha se Prenga mund të jetë ndihmuar nga kumbarët vendas për të kryer vrasjen e Aljiburit. Ai shtoi gjithashtu se Iraku është një vend ku herë pas here kryhen atentate të shumta dhe sipas tij, një nga profesionet më të mirëpaguara atje, janë security private.

Read More

Produksioni i Big Brother VIP Albania ka përjashtuar nga shtëpia banorin Klodian Duro. Ka qenë banorja Egla ajo e cila ka lexuar zarfin e dhënë nga Vëllai i Madh. Përjashtimi i tij ka qenë i menjëhershëm, derisa nuk është lejuar as të përshëndetet me banorët. “Klodian Duro ka thyer një nga rregullat kryesore të këtij formati. Deklaratat që promovojnë dhunë janë kundër rregullave të këtij formati”, thuhej mes tjerash në zarfin e zi. Produksioni ka marrë masa pasi Klodian Duro ka folur me mburrje dhunën e ushtruar ndaj ish bashkëshortes së tij për të cilën është raportuar se është me…

Read More

Jennifer Lopez i la pak imagjinatës me një set të brendshmesh të kuqe, teksa modelonte pjesë nga koleksioni i “Intimissimi” për Ditën e Shën Valentinit. Në një foto të re, të postuar në Instagramin e saj mëngjesin e së shtunës, superylli 54-vjeçare, e cila është e martuar me aktorin Ben Affleck, është shfaqur rrezatuese, teksa ka vënë në ekran të plotë kornizën e saj tepër të tonifikuar me një sytjena dantelle dhe mantel prej sateni. Flokët e saj brune të gjata ishin stiluar në një stil romantik, me disa fije të mbetura poshtë fytyrës së saj. Aktorja e “Marry Me”…

Read More