Author: G. R.

Rregullorja e miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës ku ndalohet qarkullimi i dinarit serb po vazhdon të kundërshtohet nga shtetet e QUINT-it. Shtetet e QUINT’it kanë kërkuar që kjo rregullore të pezullohet dhe çështja e dinarit serb të diskutohet në kuadër të dialogut. Sipas ndërkombëtarëve, vendimi i ri i BQK-së mund të krijojë tensione ndër etnike. Megjithatë, përkundër këtyre thirrjeve BQK tashmë ka publikuar rregulloren duke dhënë sqarime. “Valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është Euro, si valutë…

Read More

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë javës në vijim në Kosovë do të ketë mot stabil kryesisht me diell dhe me temperatura pranverore. Maksimalet do të shkojnë deri në 15 dhe 18 gradë Celciusz. Parashikimi i motit: 4.02.2024 – Mot stabil dhe jashtëzakonisht i butë për këtë periudhë kohore po parashihet të mbajë gjatë javës vijuese mbi vendin tonë. Do të ketë intervale më të gjata me diell, e herë herë kalojnë edhe vransira, por se nuk paraqiten gjasa për të reshura. Ditëve të para, orëve të mëngjesit nëpër ultësira mund të shfaqen kushte për mjegull apo mjegullina. Temperaturat maksimale…

Read More

Dëshironi të gatuani një ëmbëlsirë të shijshme dhe të shpejtë? Ja receta Kjo është receta që ju duhet. Ju bëftë mirë! Për pandispanjën: 4 vezë,1 gotë e ujit sheqer,2 lugë të supës qumësht,1 lugë të supës vaj,1,5 gotë e ujit miell,Gjysmë gote e çajit kakao,1 pecivë (pluhur për pjekurina). Përsipër:2 gota të ujit qumësht. Për kremin:2 krem pana (shllaga),2 gota të çajit qumësht.Për glazurë:200 gr. çokollatë,2 lugë të supës qumësht,2 lugë të supës vaj. Përgatitja: Së pari në një enë të thellë hedhim vezët me sheqerin dhe i rrahim deri sa masa të dyfishohet mandej ja shtojm qumështin, vajin, miellin,…

Read More

18-vjeçari me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic është takuar me ish-sulmuesin, Zlatan Ibrahimovic. Ai bëri një fotografi me ish-reprezentuesin e Suedisë pas ndeshjes së zhvilluar sonte, mes Frosinones dhe Milanit, e fituar nga “Rossonerët” me rezultatin 2:3. “Kënaqësi që u njohëm, legjendë”, shkroi Arijoni në fotografinë e publikuar në “Instagram”. 18-vjeçari është me prejardhje nga Kosova, por i lindur dhe i rritur në Gjermani. Ai ka shtetësi gjermane dhe deri më tani ka përfaqësuar Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.

Read More

Shtetet e Bashkuara u angazhuan këtë fundjavë në një valë sulmesh hakmarrëse kundër objektivave të Iranit dhe të milicive që mbështet në Irak, Siri e Jemen, duke i rritur edhe më tensionet në rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme. Kjo, pasi SHBA-ja fajësoi një grup milicish të mbështetura nga Irani për një sulm me dron në Jordani, më 28 janar, ku mbetën të vrarë tre ushtarë amerikanë. Në Jemen, ofensivës së SHBA-së kundër rebelëve të Huthit, që prej muajsh pengojnë tregtinë globale në Detin e Kuq, iu bashkua edhe Britania e Madhe. Dy vendet i sulmuan Huthët, që po…

Read More

Prezantuesi i njohur televiziv në Ukrainë përmbylli edicionin e lajmeve duke u thënë shikuesve se do të lë punën e moderatorit për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura të Ukrainës. Luftimet në Ukrainë së shpejti do të hyjnë në vitin e dytë, dhe në muajt e fundit nuk ka pasur avancime nga asnjëra palë e luftimeve. Në fund të programit të lajmeve, Orest Drymalovksy, 29-vjeçar tha një lajm për shikuesit që askush nuk e priste. “Kjo është e gjitha për momentin. Ky është transmetimi im i fundit, do t’u bashkohem Forcave të Armatosura të Ukrainës”. Në një intervistë të mëvonshme ai…

Read More

Konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Meri Shehu ka pasur mbrëmë një momënt të pakëndshëm. Teksa po vallëzonte me banorin Albi Nako, astrologes i dolën të brendshmet, por që këtë situatë e ka evituar me shpejtësi. Kjo nuk është hera e parë që Meri shihet në një vallëzim sensual. Ajo pak ditë më parë u pa në një vallëzim provokues me Albin dhe Meritonin. E njëjta vetëm ia rrëmbeu një puthje në buzë prezantuesit kosovar, Meriton Mjekiqit.

Read More

Këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata dje festoi ditëlindjen. Ylli i muzikës ka mbushur 37 vite jetë. Ndryshe nga vitet e tjera këngëtarja ketë vit ka bërë një surprizë për njerëzit që e duan duke e publikuar koncertin e saj ‘Dekada’ live ne youtube qe e kishe realizuar muaj më parë. Artistja kishte treguar se është mirënjohëse për ndjekësit e saj, andaj edhe në ditët me të veçantë të sajën ka menduar për ata duke qenë me afër.

Read More

Ndoshta ata janë miq, familjarë, kolegë apo partnerë, por nuk do të jetë e lehtë t’i menaxhoni ata dhe ndjenjat e tyre, por edhe reagimet tuaja. Ja cilat janë tri shenjat e horoskopit që kanë problem me ambientin deri më 10 shkurt! Demi Horoskopi juaj deri më 10 shkurt tregon se ka një grup njerëzish me të cilët keni qenë të lidhur dhe të afërt prej kohësh, por që vërtet nuk janë të mirë për ju. Ndoshta janë miq nga universiteti, kolegë nga një punë e vjetër, sigurisht që janë një grup ku ti nuk je më pjesë e “përhershme”.…

Read More

Meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Uysk, i cilësuar si “meçi i shekullit”, tashmë ka një datë të re. Ky meç, që i takon kategorisë së peshave të rënda, fillimisht ishte i caktuar për t’u zhvilluar më 17 shkurt. Mirëpo, ditë më parë konfirmua për shtyrjen e meçit shkaku i një lëndimit që pësoi Fury. Tani është njoftuar se përballja mes britanikut dhe ukrainasit do të zhvillohet më 18 maj, raporton “Sky Sport”. Vendi nuk ka ndryshuar, “meçi i shekullit” do të zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite.

Read More