Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Mjalti është një nga produktet natyrale më të vlerësuara që nga kohërat e lashta dhe përdoret jo vetëm si produkt natyral dhe ëmbëlsues, por edhe në mjekësinë tradicionale si ndihmës në trajtimin e gjendjeve të ndryshme, nga lehtësimi i kollës dhe dhimbjeve të fytit e deri te shërimi i plagëve. Sot ne njohim rreth 300 lloje të ndryshme mjalti. Mjalti përbëhet nga më shumë se 80% karbohidrate dhe pak më pak se 20% ujë. Studimet kanë zbuluar më shumë se 600 përbërës në mjaltë që kanë një efekt potencialisht të dobishëm në shëndetin e njeriut. Për sa i përket përbërjes…
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi se ka zbuluar një skemë për përvetësimin e rreth 40 milionë dollarëve të destinuara për të blerë predha mortajash për ushtrinë e këtij shteti. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi mbrëmjen e 27 janarit se pesë persona janë akuzuar për këtë skemë dhe një prej tyre u arrestua teksa po tentonte të largohej nga shteti. Nëse gjenden fajtorë, ata mund të dënohen deri me 12 vjet burgim. Hetimi erdhi përderisa Kievi po tenton të luftojë korrupsionin me qëllim që të përshpejtojë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO. Zyrtarët e dy këtyre…
Ekspertët shëndetësorë kanë bërë të ditur se ëndrrat mund të tregojnë nivelin tuaj të ankthit. Sipas tyre, më të zakonshmet janë ëndrrat emocionale intensive, imazhet e shpejta dhe ëndërrimi i ndonjë ish-partneri. Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga ankthi kanë më pak gjasa të kishin ndërveprime pozitive me të tjerët që hasin në ëndrrat e tyre. Ata gjithashtu bërë të ditur se ekzistojnë një sërë llojesh të ndryshme të çrregullimeve të ankthit, nga ai përgjithësuar tek çrregullimi obsesiv-kompulsiv, fobitë specifike dhe çrregullimet e panikut.
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka vazhduar të impresionojë me paraqitjen e saj të fundit si anëtare e jurisë në spektaklin “The Masked Singer”. Ky është viti i katërt që Rita merr pjesë si paneliste e jurisë në këtë spektakël. Në një seri fotografish që ajo ka ndarë me fansat në Instagram, Rita shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, të shkurtër dhe të zbukuruar me xixa. “Një episod me shkëlqim sonte në ‘The Masked Singer UK’. E mahnitur nga të gjitha performancat”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.
Prime i sontëm i Big Brother Vip Albania ka filluar me debate mes banorëve. Deri sa një nga një po e merrnin fjalën dhe po drejtonin akuza ndaj të tjerëve, në një moment Rozi iu drejtua Heidi Bacit. “Heidi më shumë të shkon duke buzëqeshur se sa të hapësh gojën”, tha ajo.
Ylli Dervishi, njëri nga emrat më të përfolur të këtij edicioni, i cili bëri gjithçka për lojën, edhe pse nuk arriti të shkojë deri në finale. I njohur si Buci, ai ishte bërë temë diskutimi për një kohë të gjatë, për lojën që zgjodhën të bënin, bashkë me konkurrenten, Santianën, e cila gjithashtu nuk arriti të ishte njëra nga finalistët. “Çdo ditë e më shumë po e marr veten, normal është pak problem deri të bëhen disa javë, e të kapem me realitetin, po besoj që ngadalë, do të shkojë gjithçka mirë.” – shprehet Buci gjatë intervistës së tij për Prive.…
Sara Gjordeni është kthyer në një nga banoret më të komentuara të Big Brother. Sara ka deklaruar se është beqare dhe këto ditë është parë shumë e afërt me Bardhin, por një foto e saj në rrjete sociale ka nxitur dyshimet se ajo ka një lidhje jashtë. Bëhet fjalë për këtë foto të punlikuar nga Iconstyle, ku Sara shihet me dorën e kapur me një mashkull. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë histori që ka mbaruar dhe fotot janë ‘harruar’ apo jashtë Sara ka lënë pezull një lidhje.
Politikani shqiptar, Ali Ahmeti, ka kënduar këngë me çifteli në prag të betimit të Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Videon e ka publikuar gazetari Adriatik Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook, raporton Klan Kosova.
Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK për herë të parë në Kosovë, është kryer operacioni, kur vena e thellë e këmbës përdoret si arterie e barkut, në një terren me enë artificiale të gjakut të infektuara me qelb. Në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se ky intervenim kirurgjik ka zgjatur më shumë se 5 orë, tek një pacient i moshës së shtyrë. “Operacioni është kryer nga specialistët e Kirurgjisë Vaskulare, në asistim nga specialistët e Anestezionit, të Klinikës së Anesteziologjisë. Pacienti kishte tri vatra të infeksionit -qelbit, përreth enëve artificiale të gjakut, (protezë vaskulare Dacron 8 mm dhe…
Një ngjarje e rëndë është raportuar të shtunën në Prishtinë, ku në një banesë në rrugën “Ilaz Kodra” një person u gjet pa shenja jete dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet dhe është iniciuar rasti. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bernard Smakollin, (51-vjeçar) vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë…