Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Mjeku i Emergjencave të Manastirit dje në orën 18:30 në SPB Manastir ka raportuar se nga një kazino në një hotel në Manastir, pa shenja jete është sjellë tek ta N.K (62), shtetas i Greqisë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit do të dërgohet për obduksion.
Mesdita e sotme në “Big Brother Vip”, duket se i është dedikuar ironive dhe ngacmimeve mes banorëve. Teksa Erjola po merrte rreze dielli në oborr, Meritoni i thotë se po largohet prej tij, duke e ngacmuar. Duke iu përgjigjur, Erjola i tha se ajo nuk i largohet asnjeriu, por po shijon rrezet e diellit dhe nuk do të ndikohet nga fjalët e tij. Meriton: Ky është dallimi që unë tallem me ju, ajo ikën. Erjola: Se di rrezet e diellit më pengojnë që fjalët e tua të depërtojnë te unë, “kiss-kiss”. Meriton: Dy ditë që tallem me ju, ajo ikën.…
Festivali i njohur në SHBA, Coachella po përballet me një gjobë prej 28 mijë dollarësh nga autoritetet përkatëse pasi artistja e njohur e muzikës melankolike, Lana Del Rey ka shkelur një rregull. Performanca e artistes së hitit “Summertime Sadness” zgjati 13 minuta më shumë, duke bërë që për këtë kohëzgjatje të gjobitet festivali nga qyteti i Indio-s. Ndonëse 13 minuta mund të mos duken shumë, ka rregulla strikte që interpretuesit duhet t’u përmbahen kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e performancave të tyre.
Lufta për të mbajtur një peshë të shëndetshme rritet me moshën, pasi metabolizmi ynë ngadalësohet dhe gjërat duket se nuk funksionojnë si më parë. Mbajtja e niveleve të sheqerit në gjak në një interval të shëndetshëm është një gjë tjetër që duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje me kalimin e kohës. Ne e dimë se ajo që vendosim në trupin tonë ka një ndikim të madh, por hulumtimet e reja sugjerojnë se nuk ka të bëjë vetëm me atë që hamë, por edhe kur e hamë atë. Një studim i publikuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism ka zbuluar…
Nëna Leta, një figurë jo e panjohur për publikun, ditën e sotme feston ditëlindjen. Një urim i veçantë nuk kishte se si të mungonte dhe prej mbesës së saj, moderatores Kiara Tito. Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it të Kiarës, moderatorja ka shkruajtur dy rreshta zemre për gjyshen e saj. “Edhe 100 nëna më e mirë në botë! Leta [❤️] ”-shkruan Kiara përbri fotografisë së saj me nëna Letën. Sakaq një urim nga dhëndri i saj i preferuar, Luiz Ejlli, nuk ka ardhur ende…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se po vazhdon transformimi i kryeqytetit. Rama ka shkruar në Facebook se ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” është në fazën e prokurimit. “Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skënderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja”, ka shkruar Rama. Ai ka shtuar se në këtë mënyrë po krijojnë më shumë hapësira për këmbësorë e gjelbërim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët.
Ish finalistja e Big Brother Vip Albania, Efi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit në Instagram. Me një stil unik, Efi duket siç është më së miri. Edhe ndjekësit e saj të shumtë e kanë pëlqyer shumë dukjen e Efit.
Lidi Delia, është një ish-banor i formatit më të ndjekur në Shqipëri ‘BBV3’. Rrugëtimi i tij përfundoi në ‘Prime-n’ e shkuar teksa u eliminua nga nominimi kokë më kokë me Liamin. Pas daljes së tij nga shtëpia, Lidi ka qenë aktiv nëpër rrjete sociale duke falenderuar mbështetësit e tij dhe jo vetëm, pasi ka marrë pjesë dhe në shumë intervista teksa ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë, lojën e banorëve, ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi dhe se cilin banor shikon si fitues të këtij edicioni. Mirëpo si rrallëherë, ditën e sotme ai ka ndarë nëpërmjet një…
Një qytetar nga Prizreni përkatësisht nga Malësia e Re, pasi kishte ardhur nga Zvicra kishte shkuar në varreza për të dërguar lule tek varri i gjyqit të tij që i është vra nga bullgarët në Luftën e Dytë Botërore por kishte parë se mbi varrin e tij ishte ndërtuar një shtëpi. Pasi ka parë këtë, në shenjë revolte dhe në gjendje të dehur N.N kishte shtënë dy herë me armë zjarri në ajër. Për këtë veprim të tij, Prokuroria e Ferizajt ka pranuar kallëzim penal nga Policia e Kosovës ndaj të pandehurit për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale…
Sara Gjordeni ka komentuar për disa nga banorët dhe situatat e BBV3, zbuloi finalistët e saj dhe u shpreh për shumë të tjera. Por për kë bën tifo ish-banorja? “Jam midis dy lojtarëve të preferuar. Janë Jul Deda dhe Heidi. Do doja shumë që ta fitonte një vajzë, ta fitonte Heidi këtë edicion… Nuk e shoh fituesen te vajzat e tjera. Sigurisht Egla është e fortë, por e kanë penalizuar disa veprime.” Romanca e Heidit dhe Romeos është një ndër më të komentuarat jo vetëm brenda shtëpisë, por dhe jashtë saj.