Author: G. R.

Një gjykatë në Amerikë ka vazhduar dënimin ndaj reperit amerikan R Kelly për abuzim seksual të fëmijë. Mbi të kanë rënduar tre akuza për prodhimin e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve dhe tre akuza për kërkim të një të mituri në seks. Fituesi i çmimit Gramy në apelin e tij, Kelly argumentoi se statuti i mëparshëm dhe më i shkurtër i kufizimeve të Illinois për ndjekjet penale të abuzimit seksual të fëmijëve duhet të kishte zbatuar në rastin e tij, në vend të ligjit aktual që lejon ngritjen e akuzave ndërsa i akuzuari është ende gjallë. Ai gjithashtu argumentoi…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza për nderë të 50 vjetorit të karrierës së saj ka paralajmëruar se do të mbajë dy koncerte të mëdha. Përmes një postimi në Instagram, artisja e njohur bëri të ditur se njëri koncert do të mbahet me 8 qershor në Prishtinë dhe tjetri me 20 qershore në Tirane. “Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë. Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të…

Read More

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Cherry on Top’ nga Bora Zemani, ka qenë këngëtari Elgit Doda. Ai ka folur lidhur me fillimet e karrierës së tij, vështirësitë që ka kaluar madje dhe ka treguar se për kë janë të dedikuara disa nga këngët e realizuara prej tij. Një prej projekteve të tij muzikore më të suksesshme është dhe kënga e titulluar ‘Ku Je’, dedikuar partneres së tij, Klea Hutës, pasi në të kohë ata ishin duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre.

Read More

Era Istrefi, këngëtarja e famshme shqiptare e cila arriti famën botërore me hitin e saj “Bonbon”, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një InstaStory ku shpreh zhgënjimin e saj ndaj komenteve negative që i janë bërë së fundmi. Në një shprehje të hapur dhe personale, Istrefi ka reflektuar mbi natyrën dhe qëllimin e kritikave të cilat i janë drejtuar në mjedisin virtual. “Nisur nga mendimi se dikush qëllimisht është duke më shkruar të gjitha këto komente negative… si duket, një person që nuk i pëlqen muzika ime, thjesht bën ‘NEXT’ dhe dëgjon diçka tjetër,” shkruan…

Read More

Top Channel e ka paditur aktorin Olsi Bylyku për shkaktim dëmi. Aktori ka qenë pjesë e formatit ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë shpejt. Pas daljes nga formati, ai ‘u fsheh’ për një kohë të gjatë dhe më pas bëri një dalje ‘boom’ duke ironizuar dhe thumbuar Ledion Liçon dhe ‘Top Channel’. Po ashtu, në këngën e publikuar titulluar ‘Pikë’, Olsi thotë për ‘Top Channel’: ‘Mos bab, mos reago ashtu se të duhet Topi’ E pasi zbuloi gjyqin me median, ai bëri një shkrim në profilin e tij të Instagramin e tij, ku ka folur gjerë e gjatë për…

Read More

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit. Lajmi është konfirmuar “Prive”, ku në një kronikë të javës ka bërë të ditur se çifti, i cili ka qenë shumë i komentuar në media, tashmë ka marrë rrugë të ndara. Blero dhe ish-e dashura e tij u bënë qendra e vëmendjes së shtypit rozë veçanërisht pas largimit të tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 2”. Ata u panë bashkë në një ngjarje pas-finale të spektaklit, duke ngjallur më shumë kureshtjen rreth marrëdhënies së tyre.

Read More

Dua Lipa dukej e lumtur me të dashurin Callum Turner teksa darkuan së bashku në New York City pas mbrëmjes gala “Time 100” të enjten. Këngëtarja, 28 vjeçe, dhe aktori britanik, 34 vjeç, mbërritën në vendin e njohur të të famshmëve, “Zero Bond”, duke u mbajtur për dore. Duke buzëqeshur gjerësisht, Lipa dukej mahnitëse në një pallto trench të zezë mbi një fustan të shkurtër me lule të zeza, shkruan DailyMail. Interpretuesja e hitit “Physical” e plotësoi veshjen e saj me çorape tërheqëse me material rrjete dhe taka që rrisnin gjatësinë e saj. Callum i kalonte në gjatësi ndërsa ata…

Read More

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter janë regjistruar mëngjesin e së shtunës pranë Napolit në Itali. Mediat italiane raportojnë se banorët e Napolit janë zgjuar të frikësuar, ndërsa shumë kanë dalë në rrugë si pasojë e frikës për ndonjë lëkundje edhe më të fortë. Tërmeti ka qenë me epiqendër në zonën e Campi Flegrei, ndërsa ka pasur një thellësi vetëm prej 3 kilometrash. “Goditja e mëngjesit të sotëm ishte e fortë. Ne kemi marrë menjëherë masat siç bëjmë zakonisht së bashku me Mbrojtjen Civile në të tilla raste. Për momentin nuk kemi raportime për të lënduar”, ka thënë…

Read More

Dj Pm dhe Sarah janë një nga çiftet më simpatike që ndjekësit e tyre i ndjekin kudo. Së fundmi ka ra në sy edhe suporti që Dj PM, po i jep Diteas, motës së Sarës. Në një postim të Diteas, Dj Pm shkruan “Sarah Berisha më shume e dua Ditean se ty”. Koment ky që tregon për raportet e ngushta që ka Dj Pm me motrat Berisha.

Read More