Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Një nga sfidat që ka filluar sonte për banorët e Big Brother VIP Kosova – është “e vërtetë” dhe “e pa vërtetë”. Kjo me qëllim të rritjes së çmimit të madh të “Vëllait të Madh”. Por, për të kuptuar më shumë detaje rreth kësaj sfide, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, është goditur me thikë në qafë gjatë një vizite në qytetin e Busan. Në Twitter tashmë është publikuar momenti i sulmit me thikë ndaj liderit opozitar. Lee fillimisht u rrëzua në turmë dhe më pas në tokë, ndërsa disa njerëz përpiqen të frenojnë sulmuesin. Pas therjes, ai u transportua me helikopter në spital, teksa mjekët sipas BBC, thonë se plaga nuk është kërcënuese për jetën. Sulmuesi raportohet të jetë një 66-vjeçari cili tha se kishte për qëllim të vriste Lee, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap. Motivi i sulmit është i paqartë.…
Luizi Ejlli i është përgjigjur komentit të Ermal Mamaqit se është aktor më i mirë se këngëtar. Disa muaj më parë, Mamaqi i ftuar në “Më lër të flas”, tha se Luizi është aktor më i mirë se këngëtar. “Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent,” thoshte Ermali asokohe. Luizi i është përgjigjur në të njëjtin emision.
Aeroplani i aviokompanisë japoneze ANA u ngrit nga Tokio të hënën dhe u ul në Los Angeles të dielën. Kështu, disa pasagjerë patën mundësinë ta mirëpresin Vitin e Ri dy herë, për shkak të një lloj “udhëtimi” në kohë. “Në fluturimin nga Tokio për në Los Angeles, pasagjerët patën mundësinë ta mirëpresin vitin 2024 fillimisht në Tokio, dhe pas mbërritjes në Los Anxhelos, për shkak të zonave të ndryshme kohore, ata mund ta mirëpresin atë edhe në Los Angeles”, u tha në ueb-faqen Flightradar24.
Pesë persona janë lënduar pasi që janë përfshirë në një rrahje ku janë përdorur edhe thika, që ka ndodhur në Prizren në orët e para të së hënës. Thuhet në raportin e policisë. Në mesin e të lënduarve janë edhe dy të mitur. Rasti është duke u trajtuar si vrasje në tentativë. “Prizren / 01.01.2024 – 00:45. Pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj, dy prej tyre të mitur, janë përleshur ndërmjet vete dhe kanë përdorur mjete të mprehta thika duke goditur njeri-tjetrin. Të gjithë kanë pësuar lëndime trupore dhe i janë nënshtruar tretmanit mjekësor, sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore…
Pavarësisht raportit për eliminimin e mishit të kuq të përpunuar nga dieta ushqimore pasi rrezikojmë kancerin, nuk duhet të harrojmë se hekuri, që më së shumti gjendet tek mishi, është një mineral thelbësor për funksionimin e duhur të trupit. Ai sigurohet ekskluzivisht nga ushqimi i cili mund të plotësojnë nevojat e përditshme për hekur, shkruan EO. Por cili është roli i hekurit? Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë hekur, pra ai duhet të sigurojë atë me anë të ushqimit. Hekuri absorbohet nga zorrët gjatë tretjes dhe është i domosdoshëm për prodhimin e: – Hemoglobinës (pigment në qelizat…
Aeroporti i Ndërkombëtar i Prishtinës ” Adem Jashari ” në natën e ndërrimit të mot-moteve, ishte i gatshëm të presë e përcjellë pasagjerë, tash pa viza, gati dy dekada e gjysmë në Kosovën e lirë. Kalimi në vitin 2024 për qytetarët e Republikë së Kosovës shënoi edhe mundësinë për të udhëtuar lirshëm në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, përveç Britanisë së Madhe, për të vizituar të afërmit e tyre ose për të parë për disa ditë qytetet e tyre të preferuara… Tashmë, jo pritje të gjata e të mundimshme para ambasadave, por pasaportën në dorë e drejt nëpër pikat…
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka komplimentuar banorët për lojën e deritanishme në këtë aventurë televizive. Hamiti ka thënë se banorët i kanë dhënë shumë ngjyra këtij edicioni të sivjetmë. “Nuk do të ketë më Big Brother si ky”, u ka thënë Hamiti banorëve pos tjerash.
Stilisti i njohur i flokëve Kastriot Lleshi I njohur si Kaci, ka pretendime të mëdha për jetën përfshirë këtu edhe karrierën. Kaci, në një intervistë për Indeksonline, ka shpalosur detaje nga përditshmëria e tij. Ka folur për punën por edhe për planet për të ardhmën. Ajo çka bie në sy, janë planet madhore të tija. Kaci do që pas 30 viteve të bëhet hiç më pak se mbret. Qe për çka e kemi fjalën. Ndiqeni intervistën më poshtë.
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Ganiu ka rrëfyer një histori që thotë se “familja e tij nuk e ka ditur”, dhe bëhet fjalë për periudhën e ditëve të fundit të jetës së vëllait të tij. Ai është shprehur se në atë periudhë ka qenë në depresion të thellë. “Kam rrejt që jam me xhirime, unë kam qenë me një depresion të thellë edhe kam qenë ndoshta edhe i palëvizshëm”, është shprehur ai.