Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Arilena Ara i publikon fotografitë nga videoklipi i këngës së re

21. Juni 2025

Fuqia e ecjes: Një hap i thjeshtë për të përmirësuar shëndetin tuaj

21. Juni 2025

Projekti më i dashur i Ronela Hajatit, po vjen

21. Juni 2025

Fotografia e Biancas që po shkakton shumë reagime, modelja shkeli ligjin?

21. Juni 2025

Dua Lipa solli befasi për fansat në debutimin emocional të Wembley

21. Juni 2025

Alba Vukaj shkëlqeu në paraqitjen e fundit

21. Juni 2025

Aktivizohet sërish Izraeli, e sul’mon nga ajri Iranin

21. Juni 2025

Koci: Nëse kjo gjendje po iu duket normale votuesve, atëherë problemi nuk janë vetëm deputetët!

21. Juni 2025

Enca futet edhe në ujë me laptopin e punës, paralajmëron projektin e ri

21. Juni 2025

Kriza me rrymën, Bajrami: Energjia po importohet kryesisht përmes Serbisë

21. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Akrepat “pushtojnë” Brazilin
Kuriozitete

Akrepat “pushtojnë” Brazilin

8. Mai 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Një numër rekord pickimesh nga akrepat është raportuar në qytetet e Brazilit, si pasojë e urbanizimit të shpejtë dhe përkeqësimit të kushteve klimatike. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Frontiers in Public Health”, mbi 1.1 milionë raste pickimesh janë regjistruar nga viti 2014 deri në vitin 2023 — një rritje prej 250 për qind në një dekadë, raporton “The Guardian”.

Studiuesit fajësojnë rritjen e lagjeve të dendura dhe të paplanifikuara urbane, si favelat, për krijimin e mjediseve të përshtatshme për akrepat. Kanale, rrënoja ndërtimi, mbeturina dhe prania e buburrecave po sigurojnë strehim, ngrohtësi dhe ushqim të bollshëm për ta. Urbanizimi, sipas tyre, ka transformuar ekosistemet natyrore dhe ka krijuar hapësira të reja ku akrepat mund të shumohen me shpejtësi.

“Qytetet ofrojnë pa dashje gjithçka që u nevojitet akrepave”, ka thënë Manuela Berto Pucca, profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Sao Paulos. Ajo theksoi se kanalizimet janë veçanërisht tërheqëse për ta për shkak të ngrohtësisë, mungesës së grabitqarëve dhe ushqimit të mjaftueshëm.

Disa lloje akrepash mund të mbijetojnë deri në 400 ditë pa ushqim dhe shumohen edhe pa çiftëzim, çka i bën shumë të vështirë për t’u zhdukur.

Sipas të dhënave paraprake për vitin 2024, akrepat janë përgjegjës për afro 200 mijë pickime dhe 133 vdekje. Studiuesit parashikojnë se nga viti 2025 deri më 2033 mund të ndodhin rreth 2 milionë raste të reja. Ata paralajmërojnë se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi shumë njerëz nuk raportojnë pickimet dhe vetë-mjekohen në shtëpi.

Megjithëse vetëm 0.1 për qind e rasteve rezultojnë fatale, fëmijët dhe të moshuarit janë më të rrezikuar. Simptomat përfshijnë dhimbje, ënjtje, ndjesi djegieje, të përziera dhe shqetësim të përgjithshëm për disa ditë.

“Kam punuar në vende ku pickimet nga akrepat janë një frikë e përditshme”, ka thënë Pucca, duke shtuar se në të ardhmen kjo dukuri do të përkeqësohet, veçanërisht në zonat e varfra dhe të mbipopulluara.

akrepat Brazil
Share. Facebook
Previous ArticlePse e kemi të pamundur të kujtojmë ëndrrat? Shkenca tregon disa përgjigje befasuese
Next Article Adea Pula e zbulon të dashurin e saj për ditëlindje

Related Posts

Falsifikatorët dhe mashtruesit i besuan për dekada – por ai ishte agjent i FBI-së

16. Mai 2025

Pse e kemi të pamundur të kujtojmë ëndrrat? Shkenca tregon disa përgjigje befasuese

8. Mai 2025

Rregulli i ri në futboll u përdor për herë të parë në Brazil, futbollistët nuk besonin se çfarë bëri gjyqtari

6. April 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Arilena Ara i publikon fotografitë nga videoklipi i këngës së re

Read More

Fuqia e ecjes: Një hap i thjeshtë për të përmirësuar shëndetin tuaj

Read More

Projekti më i dashur i Ronela Hajatit, po vjen

Read More

Fotografia e Biancas që po shkakton shumë reagime, modelja shkeli ligjin?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.