WhatsApp ka një veçori të re të transferimit të historisë së bisedave që thjeshton procesin e marrjes së bisedave dhe skedarëve tuaj në një pajisje të re pa përdorur kopje rezervë në cloud.
Me veçorinë e re, përdoruesit marrin një kod QR në pajisjen e tyre të vjetër që përmban historikun e tyre të rezervuar, i cili më pas transferohet lokalisht në telefonin e tyre të ri nëpërmjet Wi-Fi Direct.
Funksioni i ri i rikthimit të historisë së bisedave është ende në dispozicion për përdoruesit e Whats App Beta dhe aktualisht është në dispozicion vetëm për transferime në të njëjtin sistem operativ që do të thotë se transferimet e bisedave mund të ndodhin vetëm nga Android në Android dhe nga iOS në iOS, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.