Partnerja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka folur së fundmi për betejën e saj me sëmundjen e leukemisë. Gjatë rrëfimit të saj në një programi televiziv në Itali, nëna e 5 fëmijëve nuk ka mundur që të mbajë lotët.
Pavarësisht sëmundjes së saj, Wanda është pjesë e “Ballando con le Stelle”, e cila ka partner balerinin, Pasquale La Rocca. E një nga arsyet se pse modelja e famshme u bë pjesë e spektaklit të kërcimit, ishin pikërisht fëmijët e saj.
Nara shprehet se para se të nënshkruante kontratën, ajo i ka pyetur mjekët nëse mund të angazhohej në këtë spektakël teksa është edhe duke marrë trajtimin e duhur për sëmundjen.
“Më duhej të udhëtoja për në Milano. Sa herë që shkoj atje bëj disa teste rutinë. Rezultatet ishin jonormale dhe mjekët e zbuluan diagnozën time. Unë qaja pa e ditur se çfarë ishte. Fëmijët e mi ishin shumë të trishtuar. Kur më ftuan të isha në “Ballando con le Stelle”, padyshim që situata ishte më e qëndrueshme. Para nënshkrimit të kontratës, i pyeta mjekët nëse mund të angazhohesha në këtë spektakël gjatë trajtimit. Ata më thanë po, 100 për qind, bëje. Besoj se është një shembull për fëmijët e mi. Ata do të ndihen sikur gjithçka është në rregull. Po kërcej për të treguar se jam mirë”, është shprehur Wanda për “La Vita in Diretta”.