Policia e Kosovës e ka prangosur mbrëmë kryeplakun e fshatit Strellc, Haki Pajazitajn, lidhur me rastin e vr asjes së Donjeta Pajazitajt.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ai është arr estuar pasi gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me vr asjen e Donjeta Pajazitaj, ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake.
LEXO EDHE: Dërgohet në mbajtje pejani Valon Loxha
Me urdhër të prokurorit i dyshuari po mbahet në ndalim policor.
“Deçan, 01.03.2021 – 16:15. Është arr estuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me një rast v rasje ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbahet në ndalim policor”, ka njoftuar Policia.