Përveç që vo dhi një veturë ditë më parë dhe u arsyetua se do t’i marrë veturat të cilave u gjenë çelësat në të, qytetarin Valon Loxha veproi përsëri ngjashëm dje.
I njëjti u fut në objektin e Komunës së Pejës nga ku mori çelësat e një prej veturave të njërit nga zyrtarët e komunës.
Pas kësaj, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti është arr estuar dhe është dërguar në mbajtje.
LEXO EDHE: Fationi reagon pas largimit të Anës nga ‘Përputhen’
“Parkingu i Komunës Pejë 01.03.2021 – 00:00. Është arre stuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nga parkingu kishte vje dhur veturën zyrtar të komunës. Vetura është gjetur, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Disa ditë më parë, Valon Loxha kishte deklaruar se kjo që po bën nuk është vje dhje.
Ai pati thënë se i merr veturat që i gjen të hapura, ndërkaq e quante budallallëk të pronarëve se pse ata harrojnë t’i mbyllin veturat e veta.