Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U përdor për herë të parë në Luftën e Kosovës, çfarë duhet të dini për avionin që bo!mbardoi Iranin?

22. Juni 2025

Fitoi çmimin e madh! Big Basta zbulon ç’do bëjë me 100 mijë euro

22. Juni 2025

Blero publikon albumin e fundit në karrierë

22. Juni 2025

Shtetasja e Kosovës u nis për në Ulqin me këtë BMW luksoze, por ia konfiskon Policia në kufi

22. Juni 2025

Trump konfirmon se ShBA-ja ka go’ditur centralet bërthamore të Iranit

22. Juni 2025

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperatura deri në 28 gradë Celsius

22. Juni 2025

Arilena Ara i publikon fotografitë nga videoklipi i këngës së re

21. Juni 2025

Fuqia e ecjes: Një hap i thjeshtë për të përmirësuar shëndetin tuaj

21. Juni 2025

Projekti më i dashur i Ronela Hajatit, po vjen

21. Juni 2025

Fotografia e Biancas që po shkakton shumë reagime, modelja shkeli ligjin?

21. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen
Shëndeti

Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen

31. Mai 20254 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Një studim i publikuar në revistën “The American Journal of Clinical Nutrition” sugjeron se suplementet me vitaminë D mund të ngadalësojnë procesin e plakjes, duke ndihmuar në ruajtjen e telomerëve, që janë pjesët mbrojtëse në fund të kromozomeve.

Sipas studiuesve, shkurtimi i telomerëve është një proces natyral që ndodh me kalimin e moshës, por mund të lidhet me rrezik më të lartë për sëmundje të ndryshme dhe madje edhe me jetëgjatësinë, ka raportuar Medial News Today.

“Kur telomerët bëhen shumë të shkurtër, qelizat ndalojnë së shumuari (senescencë) ose vdesin (apoptozë). Të dyja këto gjendje kontribuojnë në plakje dhe sëmundje të lidhura me moshën”, ka shpjeguar doktori David Cutler, mjek familjar në “Providence Saint John’s Health Center” në Santa Monica, Kaliforni, për Medical News Today.

Studiuesit kanë përdorur të dhëna nga studimi “VITAL”, që ka përfshirë mijëra të rritur në SHBA që morën suplemente me vitaminë D3, acide yndyrore omega-3, ose placebo për rreth pesë vjet. Studimi ishte i kontrolluar, i rastësishëm dhe nuk dihej kush merrte suplement dhe kush placebo.

Në analizë janë përfshirë mbi 1,000 pjesëmarrës të cilët kanë dhënë mostra gjaku në fillim të studimit dhe më pas, pas dy dhe katër vjetësh pas nisjes së studimit. Studiuesit kanë analizuar gjatësinë e telomerëve në leukocite (qelizat e bardha të gjakut) për të parë nëse suplementet kishin efekt.

Rezultatet: Vitamina D ndihmon, omega -3 jo

-Pjesëmarrësit që morën vitaminë D patën vetëm shkurtim minimal të telomerëve pas dy dhe katër vjetësh.

-Në krahasim, grupi që mori placebo kishte shkurtim të dukshëm të telomerëve në të njëjtat periudha kohore.

-Suplementet me omega-3 nuk treguan ndonjë efekt të rëndësishëm në gjatësinë e telomerëve.

Analiza e mëtejshme tregoi se:

-Vitamina D kishte efekt më të fortë te personat që nuk merrnin ilaçe për kolesterol.

-Efekti ishte gjithashtu më i dukshëm te pjesëmarrësit afroamerikanë.

-Ata që nuk ishin obezë përfitonin më shumë nga vitamina D në ruajtjen e telomerëve.

-Omega – 3 nuk ndikonte në efektin e vitaminës D.

Kufizimet e studimit

Studiuesit kanë theksuar se kjo ishte analizë dytësore mbi të dhëna ekzistuese, ndaj nuk ishte studimi i projektuar posaçërisht për këtë qëllim.

Ata kanë deklaruar gjithashtu se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin të bardhë dhe mbi 50 vjeç, ndaj rezultatet nuk mund të merren parasysh për çdo grup.

-Kishte mungesë të të dhënave për rreth 37% të pjesëmarrësve pas katër vjetësh, çka mund të ketë ndikuar në rezultatet.

-U analizuan vetëm telomerët në qelizat e bardha të gjakut, jo në inde të tjera të trupit.

“Studimi përfshiu një numër relativisht të vogël pjesëmarrësish, u fokusua vetëm në leukocite dhe nuk vlerësoi ndikimin konkret në shëndet. Prandaj, ndikimi klinik që mund të nxjerrim është i kufizuar”, ka thënë doktori David Cutler.

A mund të ngadalësojë plakjen me 3 vjet?

Autorët e studimit kanë theksuar se ruajtja e telomerëve që u vu re te grupi me vitaminë D mund të përkthehet në rreth 3 vjet më pak plakje biologjike.

“E dimë se vitamina D ndihmon kockat, sistemin imunitar dhe redukton inflamacionin. Por tani kjo lidhet edhe me ruajtjen e telomerëve, pra me ngadalësimin e plakjes dhe parandalimin e sëmundjeve. Është mbresëlënëse!”, ka thënë doktori Yoshua Quinones, mjek internist dhe bashkëpunëtor në LabFinder.com.

Sipas tij, nëse kjo konfirmohet nga studime të tjera, suplementet ditore të vitaminës D mund të jenë çelës për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të lidhura me moshën.

“Mund të çojnë në udhëzime të reja mjekësore dhe të jenë shumë të rëndësishme për mjekësinë parandaluese”, ka shtuar ai.

Megjithatë, ekspertët kanë theksuar se vitamina D është e tretshme në yndyrë, ndaj mund të grumbullohet në trup dhe të shkaktojë toksicitet nëse merret në sasi të mëdha.

“Ndërsa 2,000 njësi në ditë ka gjasa të jenë të sigurta, doza të larta të vitaminës D mund të dëmtojnë veshkat dhe të shkaktojnë efekte të tjera anësore”, ka paralajmëruar Cutler.

Vitamina D
Share. Facebook
Previous ArticleDështon konstituimi i Kuvendit edhe për herën e 24-të
Next Article Pa fjalë, vetëm një zemër – Blero jep sinjalin për raportin me Agnetën

Related Posts

23 raste të konfirmuara me fruth në maj, IKSHPK bën apel për vaksinim

9. Juni 2025

Një shprehi për ta filluar mëngjesin mbarë

27. Mai 2025

Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzit e dhëmbëve?

24. Mai 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U përdor për herë të parë në Luftën e Kosovës, çfarë duhet të dini për avionin që bo!mbardoi Iranin?

Read More

Fitoi çmimin e madh! Big Basta zbulon ç’do bëjë me 100 mijë euro

Read More

Blero publikon albumin e fundit në karrierë

Read More

Shtetasja e Kosovës u nis për në Ulqin me këtë BMW luksoze, por ia konfiskon Policia në kufi

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.