Kush duhet të ketë test negativ kur futet në Kosovë?
Është bërë e ditur se shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i
konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 janë:
Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia,
Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda,
Hungaria, Luksenburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia,
Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria.
LEXO EDHE: Avokati i Thaçit: Nuk e pranoj asnjë kriter për
burgosjen e tij
Duhet theksuar se personat që shkojnë nga këto vende në Kosovë duhet
të kenë një test negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë ose të futen
në vetizolim 7-ditor.
Ndërkohë që për banorët nga shteti i Zvicrës nuk është e nevojshme asnjë
test rreth Covid-19.
Kjo vlen për shtetasit e huaj, sikur edhe për ata të Kosovës, të cilët vijnë
nga këto vende. Kështu thuhet në një dokument qeveritar të Kosovës të
publikuar rreth shteteve më në rrezik.