Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit në Gjykatës Speciale,
David Hooper ka deklaruar se si në seancën e kaluar edhe
këtë herë kërkon lirimin me kusht të Thaçit.
Ai tha se është mirë që të aplikohet lirimi i tij me kusht dhe se duhet pasur
parasysh nxjerrjen e plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion.
LEXO EDHE: Avokatët i kërkojnë Prokurorisë t’i nxjerrin provat
“Çështja është e rëndësishme duke pas parasysh mbajtjen në burgim të Thaçit.
Në seancën e parë e thash se nuk e pranoj asnjë kriter të vetëm për burgosjen e
Thaçit që parashikohet në nenin 41.Kështu që në këto rrethana është mirë që
të aplikohet lirimi i tij me kusht, poashtu e kam thënë edhe në seancë e kaluar
se modalitetet ose mënyrat se si duhet të realizohet ky ushtrim, pra gjëja apo
çështja e parë është se duhet të kemi nxjerrje të plotë të argumenteve që janë
vënë në dispozicion për ju z.gjykatës. Për sa i takon interesit në çështjen në fjalë
. Unë kam marrë vlerësimin e redaktuar të prokurorisë për një urdhër arresti e
këto dokumentacione kanë redaktime të çuditshme.
P.sh në paragrafin dy thuhet se duke pas parasysh nenet pastaj pjesa tjetër
është redaktuar, pjesa e ligjit nenit e pastaj është redaktuar. Pra redaktime
të tilla s’mund të justifikohen, jo vetëm kaq por referencat tregojnë sjelljen
ose keqsjellje në llogari të Thaçit gjatë dokumentacionit dhe emrat e
dëshmitarëve janë të redaktuar dhe është një pjesë që duhet të diskutohet”
, tha ai.
Avokati Hooper shtoi se prokurori do të duhej të shqyrtojë versionet,që të jenë
më pak të redaktuara e të sigurojë të gjitha provat të jenë të cituara në fund
të faqes.
“Ky dokumentacion të vihet në momentin e parë pra sa më shpejtë të jetë e mundur
tek mbrojtja pra nëse është e mundur brenda tri ditësh. Në momentin kur kemi
një material të tillë dhe për çdo të akuzuar pra të mund të merret parasysh
aplikimi i individualitetit.Pra të bëhet ndarja e të akuzuarve dhe të gjenden
modalitetit e përshtatshme. Edhe gjatë debatit pra të na nxjjerr dokumentacionet
e të na bëhen të ditura dokumentacionet që të kemi mundësi të përgjigjemi.
Pra në fund të ditës çështja është në përfitim dhe parashtrimit me gojë. Do t’i
drejtohem gjykatës kur të jemi tërësisht të përgatitura dhe të kemi një
marrëveshje midis nesh.Mendoj se sot iu kërkoj z.gjykatës, pra për të
ardhmen e afërt që të bieni dakord për modalitetet e parashtruara sipër”,
shtoi ai.
Ndryshe në Hagë është duke vazhduar seanca e dytë me radhë në kuadër të
Dhomave të Specializuara ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi
, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Gjatë seancës së parë gjyqësorë që të katër të akuzuarit deklaruan se kanë
lexuar aktakuzat dhe se ndjehen të pafajshëm.