Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se mijëra qytetarë janë drejtuar drejt strehimoreve në pjesën veriore të vendit, pas sulmeve me raketa të lëshuara nga Irani.
Në një postim në faqen zyrtare në platformën “X” (ish-Twitter), ushtria izraelite ka publikuar edhe pamje nga momentet e sulmeve.
“Miliona izraelitë po vrapojnë drejt strehimoreve në veri të Izraelit për shkak të sulmeve me raketa nga Irani”, thuhet në postimin e tyre.
🚨Millions of Israelis are running to shelter in northern Israel due to projectile fire from Iran🚨 pic.twitter.com/GEtQGXxo6T
— Israel Defense Forces (@IDF) June 14, 2025