Vd’es në veturë mërgimtari nga Kosova, ishte duke u kthyer nga pushimet
Një burrë ka vd’ekur derisa ishte duke udhëtuar me veturë nga Kosova për në vendet perëndimore me familjen e tij.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh. “Podujevë, 09.08.2021-06:00.
Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim, për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.
Vde’kjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.