Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur mbrëmë rrugëtimin në ekranin e Top Channel.
“Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.
I ftuari i pari i mbrëmjen e sotme të “Cherry on Top” ishte stilisti i njohur Valdrin Sahiti, i cili tregoi si kurrë më parë shumë rreth fillimeve të karrierës së tij dhe për shumë bashkëpunime me divat shqiptare dhe botërore. I pyetur nga Bora nëse e shikon veten në sezonit të ri të “DWTS” si pjesë e jurisë ai u shprej se :
Bora: Do pranoje anëtarë jurie në “DWTS”?
Valdrini: Tingellon mirë