Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka bërë të ditur se për herë të parë është arritur vlera e 3 miliardë eurove neto nën menaxhim në fund të gushtit të këtij viti.
Në njoftimin e Trustit thuhet se gjatë periudhës janar-gusht 2024, mjetet nën menaxhim u ngritën për më shumë se 300 milionë euro krahasuar me fundvitin e vitit 2023.
“Ngritja e këtij tetëmujori erdhi nga kontributet e reja (rreth €200 milionë) dhe kthimi nga investimet (rreth €165 milionë). Por njëkohësisht rreth €60 milionë u zbritën nga fondi për pagesat mujore të pensioneve dhe shpenzimet e tjera”.
“Prej fillimit të operimit të FKPK-së (më 2002), një-miliardëshi i parë i mjeteve neto nën menaxhim është arritur më 2014 ndërsa dy-miliardëshi më 2021”, thuhet në njoftimin e Trustit