Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar për tragjedinë që la dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur sot në Bejrut.
Thaçi shkruan në llogarinë e tij në Twitter se mendimet dhe lutjet sot u drejtohen të lënduarve dhe familjeve të viktimave atje.
“Kosova qëndron pranë Libanit në këtë kohë të vështirë”, është shprehur Thaçi ndër të tjera.