Në Dhomat e Specializuara në Hagë është paraqitur sot dëshmitari i 85-të i prokurorisë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Është vënë re se për dallim nga Veseli, Krasniqi e Selimi, Thaçi po i ndjek zhvillimet e sotme të seancës nga Qendra e Paraburgimit me video-lidhje, arsyet për të cilat nuk pati kohë të bëhen të ditura.