Tesla publikoi shifrat e shitjeve për tre muajt e parë të vitit 2023 dhe shifrat janë të shkëlqyera. Kompania dorëzoi 422,875 vetura elektrike, të cilat e vendosën atë në drejtimin e duhur për të dorëzuar afër 2 milionë vetura këtë vit.
Le t’i vendosim gjërat në perspektivë – Tesla i rriti shitjet e saj me 4 për qind gjatë tremujorit të mëparshëm dhe ky është numri ku të gjithë po fokusohen. Tesla uli çmimet e veturave të saj në fillim të këtij viti dhe pritshmëria ishte që shitjet të rriteshin me të madhe.
Duke parë performancën e Tesla-s në të njëjtën periudhë 12 muaj më parë, kuptojmë se prodhimi dhe dërgesat u rritën me 36 për qind, por kjo pritej – rritja e prodhimit nëpër Gigafabrikat e saj po përparon dhe Giga Berlin po thyen rekorde të reja çdo muaj, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.