Albumi i ri i JLo i cili do të publikohet të premten e ardhshme, mund të jetë i fundit për të.
Këtë e ka treguar këngëtarja amerikane në “Entertainment Tonight”.
“E vërteta është se as nuk e di nëse do të bëj ndonjë album tjetër pas këtij albumi”, tha 54-vjeçarja.
“Është një projekt tipik i JLo dhe ndihem vërtetë e kënaqur”, u shpreh ajo ndër të tjerash.