Të enjten nuk do të punojnë qendrat e vaksinimit në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, të enjten nuk do të punojnë qendrat e vaksinimit kundër CO’VID-19 në Kosovë.
“Komiteti për imunizim kundër COV’ID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër CO’VID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vaksinimi kundër CO’VID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër CO’VID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë!” – thuhet nga MSH-ja.