Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe edhe si Stresi, ka treguar se është fans i zjarrtë i ekipit italian, Inter.
Stresi ka ndjekur mbrëmë nga afër ndeshjen mes Interit dhe Atletico Madridit, e cila u luajt në San Siro.
Pasi ndau video duke bërë tifozllëk pas golit të Interit, Stresi ka printuar emrin e tij në një fanellë të ekipit.
Indeksonline raporton se në fanellë është printuar edhe numri ’86, që simbolizon vitin e lindjes së artistit.