Sot, më 9 prill 2025, bëhen 17 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, akti më i lartë juridik që garanton të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të vendit.
Kushtetuta u ratifikua në vitin 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të atij viti.
Kushtetuta e Kosovës është një pasqyrim i plani të ish-presidentit Martti Ahtisaari, dhe siguron të drejta specifike për grupet minoritare, duke krijuar një ambient më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ajo përcakton gjithashtu Kosovën si një shtet neutral ndaj fesë (neni 8), ka 14 kapituj dhe 162 nene.
Për nder të miratimit të Kushtetutës, 9 prilli është shpallur festë shtetërore në Kosovë, dhe sot institucionet e shtetit kanë ditë pushimi.