Snapchat thotë se është duke punuar për ta bërë aplikacionin e saj edhe më të sigurt për përdoruesit adoleshentë.
Snap, kompania mëmë e platformës të enjten tha se do ta shpërndajë një numër të veçorive dhe politikave me synim që t’i mbrojë më mirë përdoruesit e moshave nga 13 deri në 17 vjeç, duke përfshirë edhe kufizimet në sugjerimet e miqve dhe një sistem të ri për largimin e përmbajtjes së papërshtatshme për moshën.
Kompania gjithashtu ka lansuar një seri të videove në YouTube për prindërit në lidhje me veçoritë dhe një ueb-sajt të përditësuar ku vihen në pah politikat e saj të sigurisë për adoleshentët dhe kontrollit prindëror, raporton CNN, përcjell Telegrafi.