Sindi ka kërkuar falje publike pas zhurmës së krijuar nga ngjarja me Julin.
Puntanta e parafundit në “Përputhen” u përcoll me një debat të ashpër mes Sindit dhe Julit.
E gjitha kjo nisi kur Juli i tha Sindit “Je si vaj Borshi, super i vir gjër”, fjalë të cilën konkurrentja e konsideroi si bulizëm ndaj saj.
LEXO EDHE: Fjolla e Albanit duket krejtsisht ndryshe me këtë grim
Ky debat është përcjellë edhe me debate jashtë studios, madje dy konkurrentët janë pezulluar për momentin nga programi.
Përmes një statusi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, Sindi ka kërkuar falje publike ndaj Julit, produksionit dhe gjithë publikut, teksa thekson se veprimi i saj ishte i ngutshëm.
“Pershendetje te gjithe! Po prisja momentin qe do kthehem ne studio per te pranuar faljen e Julit dhe per ti kerkuar falje atij dhe produksionit per ekzagjerimin e reagimit tim. Normalisht qe mbasi kam pare ritransmetimin e kam ven re qe ai nuk e ka pasur me tendence te keqe… mbase te qeshurat qe kane shperthyer nga te tjeret per batuten e then qe realisht mua me prek jo per faktin se jam e vi rgjer qe realisht me kan ber te reagoj keq… ne moment e siper cdokush do vepronte ne nje menyre te caktuar. Eh, un jam njeri qe nuk i menaxhoj dot nervat dhe normal reagova ashtu si jam pa maska, dhe sic kam vepruar gjithmone…Me vjen keq qe nje Shqiptari e tere te me sulet mua pa ditur asgje ne lidhje me mua, me kercenime, me ofendime, me nxjerrje certifikatash personale familjare e shume e shume te tjera duke ditur qe ne fund te dites ishte thjesht nje reagim i momentit ne nje reality show…”, shkruan ndër të tjera ajo.
Po ashtu, Sindi ndau edhe certifikatat e familjes që ia kishin publikuar në rrjete sociale.
“Do te doja te kerkoja shume familje dhe publikut sepse realisht nuk ka qen asnjeher qellimi im te bej askend te ndihet keq e per me teper te pa pranuar nga un… Ju lutem nga zemra te gjithe kete mllef ta shprehni per problemet sociale qe kemi dit mbas dite dhe jo per nje reagim te 22 vjecareje qe ne fund te dites ka shume per te mesuar nga jeta dhe eshte thjesht pjese e nje reality show… un neser-pasneser do ta kem shok Julin dhe juve cfare ju ndel?! Kercenimi qe me keni ber mua dhe familjes sime… Cfrare beni ju nerez?”, përfundoi ajo.