Këngëtari i njohur kosovar Sinan Vllasaliu, ka folur në media, pas një heshtje të gjatë rreth zhvillimeve në muzikë dhe rreth tij.
Në ‘RADIO 1’, tek programi i Fitim Behlulit, Sinan Vllasaliu ka thënë, se jo pa-qëllim ka zgjedhur heshtjen ndaj dukurive që ai i quan tentim për ‘goditje të ulëta’ por pa sukses.
‘Jam i lumtur të flas në programe të mirëfillta, aty ku dëgjohet fjala dhe kënga shqip. Kam parë shtypin, mediat këto ditë e këto javë, dhe pa dashur të ndalem tek ngjarjet e përveçme, dua të them se nuk merrem me fluska, ua kam lëshuar rrugën. Në karrierën time çdo dhjetë vjeçar dalin disa fluska, nga të cilat tentojnë të rriten të tjerërt. Demokracia nuk të jep lirinë me qenë edhe kreten. Në botën e civilizuar, në Amerikë, demokracinë e mbrojnë edhe me karrigë elektrike.’-thotë Vllasaliu.
‘Nëna ime e ndjerë thoshte ‘jeni çu peshë.’-shtoi ai, pasi u pyet rreth krejt dukurive që po ndodhin në estradën kosovare, ku në raste, emri i tij është përdorur në media, nga të tjerë, e për çfarë Sinani është i bindur se kjo ka ndodhur vetëm, sa për të ja arritur që dikush të bëhet aktual duke dalur në TV.