Dy yjet rrëfyen historinë e tyre të dashurisë, se si u njohën në daljen e tyre të parë mediatike.
Historia e tyre u ngjan historive të epokës së sotme. E gjitha filloi me një follow në Instagram për tu kthyer më pas në një dashuri të vërtëtë.
“Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje.”– na tregoi Giota kur e pyetëm se si nisi gjithçka.
Sigurisht ajo e njihte më parë, që kur ai lunate për skuadrën e Partizanit dhe ajo shkonte në stadium si një tifoze e Tiranës.