Personat e kësaj shenje janë “maniakë” ndaj pastërtistë dhe kjo sjellje për shumë njerëz kthehet në bezdi dhe madje shqetësuese. Nevoja për të patur kontroll mbi higjienën bëhet e bezdisshme për të tjerët. Tepër të përkushtuar ndaj njerëzve në jetën e tyre, të kujdesshëm, të besueshëm, ata nuk e kanë të vështirë të gjejnë sukses profesional. Puna e palodhur nuk i tremb.
Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës i duan gjërat e bukura dhe të thjeshta. Nëse dëshironi t’i tregoni një personi të Virgjëreshës se sa të veçantë janë për ju, atëherë jepini një bimë ose një buqetë me lule. Ata pëlqejnë të jenë në gjendje të testojnë dhe ushtrojnë mendjen e tyre. Kjo është arsyeja pse ata i duan aktivitetet dhe lojërat ku duhet të bëjnë shumë matematikë, strategji ose llogaritje mendore.
Për ta bërë të lumtur një Virgjëreshë, përpiquni ta bëni atë të qeshë. Virgjëreshat dinë të ndjekin një dietë strikte. Ata i duan ushqimet si perimet e stinës. Shumë të lindur nën këtë shenjë janë vegjetarianë. Të gjithë preferojnë kuzhinën tradicionale dhe të thjeshtë. Virgjëreshave u pëlqen të mbajnë shtëpitë e tyre të pastra. Nëse doni t’i bëni dhuratë një personi të Virgjëreshës, qirinjtë janë gjithmonë zgjidhja e duhur./Tar