Është raportuar për disa shpërthime në veri të Mitrovicës, të dielën në ora 00:25.
Veton Elshani, zëvendësdrejtori Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka thënë për media se ka informacione për dy detonime.
“Ka pas informacione që ne Mitrovica Veri kanë qenë dy detonime por policia konfirmon se ne jemi në qytet dhe nuk ka dëme apo lëndime në njerëz. Mund të ndodh që këto detonime të jenë shkaktu nga mjetet piroteknike apo diçka tjetër por mund të sigurojmë që Veriu i vendit është i sigurt”, ka thënë ai.