Situata e krijuar pas pandemisë Covid-19 ka ngritur gjithandej shqetësime në Kosovë.
Me rrezik po përballen edhe disa punonjës taksie në Prishtinë, pasi disa kompani ku ata punojnë nuk kanë ndalur punën e tyre, ani pse numri i të infektuarve me virus është rritur.
Kështu, një punonjës i një taksie i ka shkruar të parit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, derisa nga ai ka kërkuar të ndërmerren masa.
“Jam një punëtor i cili punojë në një prej kompanive në radio taxi në Prishtinë. Kam një kërkesë nga ju, janë në kryeqytet dhjetëra kompani që operojnë shumica prej tyre për fat të mirë kanë ndërprerë punën mirëpo janë edhe 4 kompani të tjera që nuk po e ndalin punën, e rrezikojnë punëtorin edhe stafin e tyre e familjet e tyre e të gjithë neve në mënyrë zingjirore. Unë besoj që ti ke me ndërmarrë masa për ndalimin e punës edhe këtyre kompanive”, thuhet ndër tjera në shkrimin e këtij taksisti.
Kujtojmë faktin se presidenti Thaçi do të dërgojë në Kuvend propozimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, kjo pasi që numri i të prekurve me këtë pandemi veçse po rritet.
/IO/