Këngëtarja Shkurte Fejza ka thënë se djali isaj, Arbër Behluli, ka vendosur që të kontribuojë për Kosovën përmes politikës, duke u bërë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhet e 9 shkurtit.
Në një njoftim në Facebook, artistja tha se djali i saj e mori këtë vendim me bindjen e thellë se mund të shërbejë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.
“Ne dëshirojmë t’ju sigurojmë se, pavarësisht bindjeve politike, lidhja jonë me ju mbetet e pandryshuar. Ne nuk ndahemi nga dashuria për popullin tonë, nga përkushtimi për idealet e Kosovës së lirë dhe demokratike”.