Shkencëtarët po punojnë në rindërtimin digjital 3D të një gruaje të bukur që ka jetuar gjatë shekullit të 14-të.
Duke përdorur teknologjinë kompjuterike për rindërimin e fytyrës së saj, ekspertët nga Universiteti i Bradfordit kanë krijuar një animacion të gjallë të gruas që do të tregohet në një ngjarje në Festivalin e Librit Wigtown që do të hapet sot.
Animacionet janë pjesë e Cold Case Whithorn, projekt që rishikon arkivin arkeologjik të zonës.
Muzetë Kombëtarë të Skocisë dhe shërbimi i muzeumeve të Dumfries dhe Galloway të Këshillit huazuan kafkat e tre njerëzve mesjetarë për skanim 3D nga doktori Adrian Evans në Bradford.
Më pas këto kafka u rindërtuan në mënyrë digjitale duke ua formuar fytyrën dhe regjistruar zërin, në mënyrë “që të sjellën në jetë”.
Duke e përshkruar gruan, doktor Christopher Rynn, antropolog kraniofacial dhe artist mjeko-ligjor, tha se kafka e saj ishte më simetrikja që kishte parë ndonjëherë, duke shtuar se ajo ishte jashtëzakonisht e bukur.
“Kur fytyra rritet gjatë gjithë fëmijërisë, gjatë viteve të adoleshencës, ajo nuk rritet në mënyrë simetrike në të njëjtën kohë. Ajo rritet majtas dhe djathtas”, ka thënë ai.
Të tre kafkat iu nënshtruan rindërtimit të fytyrës si pjesë e projektit Cold Case Whithorn.