Rregullat e trafikut janë plot me shenja rrugore që ndoshta i keni mësuar gjatë pajisjes me patentë shoferë. Megjithatë, disa prej tyre mund t’i keni harruar.
Njëra nga to është edhe shenja që shihni në foto. Por çka do të thotë ajo e shpjegon instruktorja Annie Winterburn.
“Kjo është shenjë paralajmëruese. Të gjitha shenjat trekëndore japin paralajmërime. Kjo shenjë ka dy shigjeta me të njëjtën gjatësi. Njëra shigjetë tregon majtas dhe tjetra djathtas. Kjo shenjë tregon se drejtuesit e mjeteve janë në rrugë me një korsi, por së shpejti do të jenë në rrugë me dy korsi”, ka shpjeguar Winterburn për “Mirror”.
Është shumë e vështirë të mbash mend të gjitha shenjat e trafikut dhe shoferët mësojnë çdo ditë diçka të re.
Shumë shoferë pranuan se kjo shenjë e trafikut nuk iu kujtua.