Këngëtarja e njohur shqiptare, Semi Jaupaj, ka bërë bujë të madhe përgjatë këtij viti duke shtuar paraqitjen në Big Brother VIP.
Ajo solli disa këngë të suksesshme, në mesin e tyre dhe një bashkëpunim me këngëtarin Ron Zaiti.
“All your lovin” ka qenë dueti i tyre, i cili u lansua saktësisht më 26 maj të këtij viti.
Artistja theksoi se kënga e tyre është fshirë nga YouTube nga këngëtari i lartpërmendur, por nuk dha ndonjë arsye.