Për një pastrim më të thellë të fytyrës, mund ta përgadisni këtë scrub në shtëpinë tuaj. Portet tuaja janë gjithherë të bllokuara nga pluhuri, papasteritë, yndyra e tepert ose makijazhi dhe pastrimi i saj duket të jetë paksa problematik.
Kjo nuk është e vërtetë. Ju mund ta pastroni fytyrën duke përdorur këtë scrub shumë të lehtë që mund ta bëni secila në shtëpi. Përbërësit: 1 lugë e mesme mjaltë natyrale, 1 lugë e mesme vaj ulliri, 1 lugë e vogël kafe, 2 lugë të mesme sheqer. Përgaditja: Përgaditja është shumë e thjeshtë. Në fillim përzieni mjaltin me kafe, më pas shtoni sheqerin dhe në fund vajin.
LEXO EDHE: A ndikon moti i ftohtë në transmetimin e virusit?!
Përzierjen e vendosni në fytyrë duke e fërkuar, në mënyrë që kokrrizat e sheqerit të fërkohen në poret tuaja. Sigurisht, nuk duhet të tregoheni të ashpër gjatë aplikimit të masës në fytyrë. E fërkoni mirë të gjithë fytyrën dhe e lini masën të qëndroj në fytyrë për 5 minuta.
Pas 5 minutash e fërkoni edhe një herë fytyrën për rreth 2 minuta, dhe e shpërlani vetëm e ujë të ngrohtë. Preferohet ta përdoret vetëm një herë në javë. Masa mund të ruhet në frigorifer deri në një javë.