Kompania në fjalë thotë se ka më shumë se 375 milionë përdorues të përditshëm, dhe megjithëse kjo është shumë më pak se 2.96 miliardë përdorues aktivë mujor dhe 2 miliardë ditorë që janë në Facebook, fakti që numri i përdoruesve të Snapchat vazhdon të rritet është inkurajues. Snap njoftoi në një takim investitor se është në rrugën e duhur për ta arritur një miliard përdorues në dy deri në tri vitet e ardhshme.
Shumica e përdoruesve të Snapchat janë jashtë Amerikës së Veriut, ku aplikacioni ka më shumë se 150 milionë përdorues aktivë mujorë.
Këto janë shenja pozitive shumë të nevojshme për Snap pas një viti të vështirë të 2022.
Aksionet e kompanisë ranë me më shumë se 80 për qind midis fundit të fitit 2021 dhe mesit të vitit të kaluar. Kompania pushoi nga puna rreth 1,300 punonjës dhe hoqi dorë nga droni i saj selfie Pixy pas vetëm katër muajsh.