Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm ka nisur të rikthehet gradualisht.
Sipas njoftimit, furnizimi me ujë pritet që të stabilizohet gjatë ditës së sotme.
“Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj, që në këtë vapë të mos keni furnizim me ujë të pijshëm, por ju lusim të na kuptoni se këto turbullira kanë ndodhur për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit që menaxhohet nga kjo kompani. Ju falënderojmë për durimin dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj!”, thuhet në njoftim.
Derisa gjatë ditës së djeshme, uji është ndalur në një pjesë të Prishtinës, Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Drenas për shkak të nivelit të lartë të turbullirës në kanalin e Ibër-Lepencit./ Klankosova.tv.