Loredana Zefi ka rrëfyer për herë të parë depresionin e përjetuar pas ndarjes nga Mozzik.
Në librin e saj autobiografik që u botua sot (18 nëntor), artistja tregon se pas ndarjes kishte rënë në vetem 43 kilogramë, duke mos u ushqyer dhe duke konsumuar vetëm duhan e pije energjike, shkruan 20 minuten.
Kjo gjendje, siç shkruan vet Loredana, ishte rrjedhojë e lidhjes së fortë emocionale që kishe krijuar me atëherë partnerin e saj, sa që mediat zvicerane i referohen edhe si “varshmëri” nga ai.