Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Ambasada e SHBA-së në Jerusalem u kërkon stafit të strehohet, lejon largimin e familjarëve

15. Juni 2025

Vetura godet motoçiklistin në Fushë Kosovë

15. Juni 2025

Izrael: Plazhet e Tel Avivit mbeten plot

15. Juni 2025

Olta Gixhari shkëlqen në Romë me një paraqitje elegante dhe sensuale

15. Juni 2025

Gjashtë lloje frutash që duhet t’i hani për shëndet më të mirë

15. Juni 2025

U rrëzua nga biçikleta, vdes 60-vjeçari në Tiranë

15. Juni 2025

Dafina Zeqiri thotë se mezi pret ta mbajë në krah të birin

15. Juni 2025

Krejt çka rrezikon Evropa nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit nga Irani

15. Juni 2025

Era Istrefi këndon në SHBA, atmosfera e jashtëzakonshme

15. Juni 2025

WhatsApp nuk do të funksionojë tek këta Iphone

15. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Prokuroria deklarohet rreth hetimeve për vrasjen e Liridona Ademajt
Lajme

Prokuroria deklarohet rreth hetimeve për vrasjen e Liridona Ademajt

17. Januar 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Hetime intensive, sipas Prokurorisë, po zhvillohen lidhur me rastin e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës. Prokuroria Themelore e Prishtinës s’ka pranuar të ndajë më shumë informacione, duke u thirrur në ruajtjen e integritetit të hetimeve. Në paraburgim për këtë rast janë katër persona, përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, që dyshohet se e porositi vrasjen.

Misteri vazhdon ta mbulojë rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Hetimet për ta zbardhur këtë rast po vazhdojnë.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë thënë se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime intensive. Në këtë fazë, deklarojnë se s’mund të ofrojnë informacione tjera për të ruajtur integritetin e hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ndaj rastit në fjalë janë duke u zhvilluar hetime intensive, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, thuhet në përgjigjen e Laureta Ulajt, zëdhënëses së Prokurorisë.

30-vjeçarja me shtetësi suedeze u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë.

Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli ia kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK’së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur dorasin Murselit.

Të tre këta janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi I ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhej në njoftimin e Gjykatës.

Liridona Ademaj
Share. Facebook
Previous ArticleGjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Next Article Ky është stomatologu 53-vjeçar që dyshohet se i dha fund jetës në Prizren

Related Posts

Vetura godet motoçiklistin në Fushë Kosovë

15. Juni 2025

U rrëzua nga biçikleta, vdes 60-vjeçari në Tiranë

15. Juni 2025

Vdekja e dyshimtë në Pejë, prokuroria nis hetimet

15. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Ambasada e SHBA-së në Jerusalem u kërkon stafit të strehohet, lejon largimin e familjarëve

Read More

Vetura godet motoçiklistin në Fushë Kosovë

Read More

Izrael: Plazhet e Tel Avivit mbeten plot

Read More

Olta Gixhari shkëlqen në Romë me një paraqitje elegante dhe sensuale

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.