Për ata që duan një aplikacion alternativ kundrejt Instagram, një kandidat është Flashes. Aplikacioni i prezantuar nga Bluesky duket se ka qëlluar në shenjë me funksionet e thjeshta.
Në momentin që hapni aplikacionin, mund të hyni përmes llogarisë Bluesky ose të hapni një llogari të re në Flashes. Kur përdorni llogarinë ekzistuese, aplikacioni ngarkon fotot dhe videot e personave që ndiqni. Kjo funksionon edhe anasjelltas:çdo postim që ndani në Flashes del edhe në Bluesky.
Vetë aplikacioni ka disa ndarje si një hapësirë kryesore, një hapësirë kërkimi për postimet dhe temat trend, një hapësirë për krijimin e postimeve të reja, njoftimet dhe profili. Flashes përfshin disa filtra për fotot tuaja dhe faqe të personalizuara që mund t’i përdorni, por përshtatjet e tjera janë minimale.