Të enjten hapet për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë, saktësisht hapja do të bëhet vetëm deri tek hyrja kryesore e Parkingut nëntokësor.
Lajmin e konfirmoi drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci.
“Hapja do të bëhet vetëm deri tek hyrja kryesore e parkingut nëntokësor”, tha Brestovci për Telegrafin.
Ndryshe, ky vendim për hapje do të jetë i përkohshëm, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në parkingun nëntokësor.
Mundësia e qarkullimit me automjete në këtë pjesë të sheshit pritet jetë derisa të nisin punimet e sheshit.
Ndryshe, vitet e fundit disa herë sheshit i është ndërruar qasja. Fillimisht ishte lejuar vetëm kalimi i autobusëve dhe taksive, ndërkaq më pas qarkullimi me automjete ishte ndaluar plotësisht.