Interieri i gjeneratës së tretë të Porsche Panameras është shpalosur, duke paralajmëruar dizajn më të pastër e më futuristik. I paraparë për t’u lansuar në fund të nëntorit, Panamera e re ofron kombinimin tradicional të motorit me djegie të brendshme dhe disa modeleve rivale tërësisht elektrike.
Panamera e re ofron ekran të lakuar në mes me madhësi 12.6-inç, që është lehtësisht i ndryshueshëm. Atij i bashkohet një ekran tjetër i ndjeshëm me prekje dhe një ekran opsional për pasagjerin përpara.
Për të liruar hapësirë për konsolën kryesore, marshi është i lëvizur më përpara. Në këtë hapësirë janë kontrolluesit fizikë dhe të ndjeshëm me prekje, që ndihmojnë në kontrollim të klimës. Porsche ka kombinuar edhe ndriçimin e brendshëm.
Siç shkruan “Auto-Express”, hapësira e brendshme nuk është shumë e kënaqshme për shkak të modelit të ulët. Kur porositet në opsionin me katër ulëse, Porsche ka përfshirë edhe një ekran të ndjeshëm me prekje në pjesën e pasme për t’ua mundësuar pasagjerëve rregullimin e ndriçimit dhe ventilimit.
Për herë të parë, Porsche ofron opsionin pa lëkurë fare.
Në javët në vijim pritet shpalosja e plotë e modelit, e do të mësohen edhe detajet e motorëve.