Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka marrë vendim që ta ndalojë posedimit e telefonit gjatë procesit mësimor për nxënësit, mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të institucioneve shkollore.
“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës”, ka njoftuar Bulliqi në Facebook të mërkurën.
Për zbatimin e këtij vendimi, siç ka thënë Bulliqi, do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar.