Afrona Dika “tundi” rrjetin me ‘podcast-in’ e bërë me Bleron, i cili nuk u publikua asnjëherë.
“Podcasti i shumëpritur duhet të shtyhet për arsye të ndryshme. Nuk ka sekrete, ju keni të drejtë të dini gjithçka” shkroi Afrona në njoftimin e saj.
Modelja mund të kenë lënë pezull episodin me Bleron, por në podcast nuk e ka ndalur punën.
Ajo ka njoftuar që në takimin e radhës do të ketë mysafir këngëtaren e njohur, Ronela Hajati.
“Pas 2 vitesh u takuam përsëri… kur ishim vajza të “reja”, akoma jemi. Një podcast shumë i lezetshëm ju pret. Mezi po pres” shkroi Afrona, duke publikuar një video duke u përqafuar me Ronelën.