Një autoservis në Vushtrri është përfshirë nga flakët.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në mesditë,
Sipas policisë, dëm kanë pësuar disa vetura, të cilat janë prekur nga zjarri.
Rrethanat e ndezjes së zjarrit janë akoma të panjohura.
“Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti i iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është duke u hetuar nga organet përkatëse.