Gjatë muajit shkurt, Kosova pritet të marrë 100 mijë vaksina nga “COVAX”, e cila para disa ditësh dha vet njoftimin.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët kanë thënë se dozat e para pritet te shpërndahen në Kosovë në javët e fundit të muajit shkurt, pa treguar ndonjë datë të saktë.
Kontingjenti i parë do të përfshijë 100.800 doza të vaksinës së “AstraZenecas”, ndërsa efikasiteti i saj kalon 90 përqindëshin dhe merret në dy doza.
LEXO EDHE: Moti në Kosovë: Diell paradite por pasdite ndryshon gjithçka
Para disa jave, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kanë hartuar një plan të veprimit për vaksinimin kundër koro navir usit, që do të nisë së zbatuari kur të arrijnë vaksinat, e që përfshin kategorinë më të rre zikuar nga CO VID-19, që janë persona mbi moshën 65 vjeç dhe punëtorët shëndetësorë.
Kosovarët me vaksinë marrin edhe “pasaportën CO VID-19”
Shumë shtete në Evropë dhe botë janë duke parë “pasaportën CO VID-19” si një mundësi për të kthyer normalitetin, e cila do ju jepet të gjithë atyre që marrin dy dozat e vaksinës, ndërsa së fundmi Shqipëria ka bërë të ditur se ka nisur lëshimin e këtyre dokumenteve për të gjithë ata që janë vaksinuar.
Edhe Kosova pritet që të bëjë të njejtën, ku bashkë me vaksinimin do të shpërndajnë edhe “pasaportën CO VID-19”.
Nga Ministria e Shëndetësisë, kanë thënë për “Zërin” se edhe kosovarët do të pajisen me dëshmi të tilla pasi të marrin dy dozat e vaksinës.
“Sipas Planit të imunizimit kundër CO VID-19, secili person që vaksinohet do të pajiset me kartonin apo qysh do që të quhet për të dëshmuar se i ka marrë të dy dozat e vaksinës kundër CO VID-19”, kanë thënë për “Zërin” nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ditë më parë ka deklaruar se Kosova pritet t’i kthehet normalitetit gjatë kësaj vere, ndërsa vendi ynë është ndër të paktët në Evropë që nuk ka nisur akoma vaksinimin kundër CO VID-19.
“Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthehemi normalitetit në vend”, deklaroi Zemaj në fillim të muajit shkurt.
Kujtojmë se Kosova që nga marsi i vitit të kaluar ka regjistruar 62.548 raste pozitive me CO VID-19 dhe 1526 raste të vd ekjes.